TAJLANDE

Një 18 vjeçare saudite, e cila ka ikur nga familja nga frika për jetën e saj është mbyllur në dhomën e hotelit në aeroportin e Bangkok. Zyrtarët tajlandezë të imigracionit shprehen se duan ta kthejnë Rahaf Mohammed al-Qunun pranë familjës së saj, por ajo nuk pranon.

Vajza, mendon se nëse kthehet në vendin e saj të lindjes, familja e saj do ta  vrasë

“Vëllezërit dhe familja ime dhe ambasada e Arabisë Saudite do të më presin mua në Kuvajt. Ata do të më vrasin, jeta ime është në rrezik, familja ime kërcënon të më vrasë për gjërat më të parëndësishme”, është shprehur vajza.

Në lidhje me rastin kanë reaguar edhe grupe të të drejtave të njeriut përfshirë Human Rights Watch kanë shprehur shqetësime të mëdha për mirëqenien e Mohammed al-Qunun.

“Ajo ka mbyllur veten në dhomë dhe thotë se nuk do të largohet” derisa ajo të lejohet të takohet me agjensinë e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara dhe të kërkojë azil, tha zëvendësdrejtori i Human Rights Watch, Phil Robertson në Twitter.

BalkanWeb

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: