Sinoptikania e “Meteoalb”, Adiola Bani, tha në një lidhje telefonike për “News24” se do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike në orët në vijim.

Sipas saj, reshjet e shiut do të largohen nga zonat perëndimore dhe bregdetare të territorit të vendit edhe gjatë ditës së nesërme, por do të vijojnë në skajin verior.

“Ka nisur një përmirësim i lehtë i kushteve atmosferike, kryesisht në zonat perëndimore dhe zonat bregdetare të territorit shqiptar. Gradualisht, në orët në vijim do të kemi një kthjellim gradual të motit në zonat e ulëta, duke bërë që vranësirat të zhvendosen drejt zonave malore. Pjesa perëndimore e territorit shqiptar do të mbetet me mot të kthjellët.

Kjo situatë do të vijojë edhe ditën e nesërme, ku në zonat jugore dhe qendrore të territorit shqiptar ditën e martë nuk pritet të kemi reshje shiu. Mbetet vetëm skaji verior i territorit me problem të reshjeve të shiut edhe ditën e nesërme”, tha sinoptikania Bani.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb