Pretendimet e rreme për mashtrimin me vota në Pensilvani kanë ngritur shqetësime se ish-kandidati republikan Donald Trump mund të kërkojë edhe një herë ta përmbysë votimin atje ose në shtete të tjera që mund të përcaktojnë fituesin të martën e ardhshme.
Sondazhet tregojnë se Trumpi është në një garë të ngushtë me zëvendëspresidenten demokrate, Kamala Harris, katër ditë para ditës së zgjedhjeve.
Trumpi vazhdon të pretendojë se humbja e tij në vitin 2020 ndaj presidentit demokrat Joe Biden ishte rezultat i mashtrimit me vota.
Kjo retorikë çoi në një turmë të dhunshme mbështetësish të Trumpit që mësynë Capitolin më 6 janar 2021, në përpjekje për të ndaluar Kongresin që të certifikonte fitoren e Bidenit dhe detyruan ligjvënësit dhe atëherë zëvendëspresidentin Mike Pence që të iknin për të shpëtuar jetët e tyre, raporton Reuters.