Frikë për legjendën e futbollit italian Roberto Baggio. Dje në mbrëmje, gjatë ndeshjes Spanjë-Italia, Baggio dhe familja e tij kanë rënë pre e hajdutëve, të cilët rreth orës 22 u futën në vilën e tij. Sipas mediave italiane, pesë persona, të gjithë të armatosur, janë futur në shtëpinë e tij për të grabitur.

Ish numri 10-të është përpjekur të mbrohet, por është goditur në kokë me pistoletë, një goditje shumë e fortë që i ka shkaktuar një të çarë të thellë. Më pasi, Baggio dhe familja e tij janë mbyllur në një dhomë për afro 1 orë, ndërsa keqbërësit kanë marrë para, orë dhe sende me vlerë.

Pasi grabitësit u larguan nga shtëpia, Baggio njoftoi policinë, ndërsa në ndihmë të tij erdhi edhe autoambulanca e cila bëri transportin e tij në spital për të marrë ndihmën e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb