“Topçinjtë” rikthejnë shumë shpejt më këmbë në tokë “djajtë” e Man.United duke i shkaktuar një humbje të pastër 2-0. Fitorja e pabesueshme kundër PSG në Champions League kishte lënë gjurmë tek të besuarit e Solskjaer, dukshëm të lodhur, gjithashtu mungesat e shumta nuk i dhanë mundësi trajnerit të United të bënte rotacion.

Një perlë e Granit Xhakës nga distanca në minutën e 12-të ia bërë gjërat më të vështira United në këtë transfertë. Me fillimin e pjesës së dytë Aubameyang u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke dyfishuar rezultatin.

Londinezët administruan mirë minutat e mbetura duke marrë një tre pikësh shumë të rëndësishëm, një fitore që sjell rokadë në tabelën e klasifikimit pasi Arsenal pozicionohet tashmë në vendin e 4-ët me 60-të pikë, 2 më shumë se sa United.
(BalkanWeb)