Mediat botërore kanë shkruar për misionin e FRONTEX në kufirin shqiptaro – grek për mbarëvajtje të kalimit të emigrantëve.


Policia kufitare shqiptare në bashkëpunim me FRONTEX kanë ngarkuar oficerë të pajisur me kamera në kufi, me qëllim që të ndalohet paligjshmëria. Ky është operacioni i parë i misionit FRONTEX jashtë kufijve të Bashkimit Europian, raporton “Reuters”.


Ekipet nga Gjermania, Republika Çeke, Letonia dhe Lituania ndihmuan në ndalimin e 200 emigrantëve në muajin e parë që nga vendosja e tyrë më datë 22 maj në kufi. Deri në atë kohë, dhjetëra persona janë ndaluar në kufi. Ata janë shumica nga Iraku, Siria dhe Maroku.


Shteti fqinj i Greqisë, Maqedonia Veriore është përdorur nga më shumë se 1 milionë emigrantë nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia dhe rekordi i numrit të emigrantëve u arrit ndërmjet viteve 2015 -2016. Ata kaluan kufirin në Maqedoninë Veriore, me qëllim që më pas të arrijnë në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe me radhë në shtete ballkanike, me qëllimin final për të mbërritur në vendet e bllokut të BE.

  • foto galeri

“Reuters” publikon edhe rast konkret të qëndrimit të oficerëve në kufi. Kështu, Jan Seibold, 42 vjeç, dhe Christian Schonëalde, 31 vjeç, anëtarë të një njësie policore të trazuar nga Leipzig, Gjermani dhe kolegu i tyre shqiptar Marenglen Metolli, 30 vjeç, kanë kaluar 12 orë në kufirin pranë fshatit Trestenik për një javë. ”Emigrantët zbresin nga taksitë ose automjetet e tjera në një kabinë me pagesë në një autostradë në Greqi, fshihen dhe flenë gjatë ditës në pyll e kalojnë natën ose herët në mëngjes”, tha Metolli.

Ekipi i tyre ka ndaluar shumë emigrantë në kufi. Të ndaluarit më së shumti janë të moshave 17 deri 49 vjeç. Ata kanë punuar për të ndaluar emigrimin e paligjshëm drejt vendeve të BE. Në shkrimin e “Reuters” vihen në dukje edhe vështirësitë e emigrantëve nga Lindja e Mesme e gjetkë. Ata thonë se janë të detyruar që të paguajnë shpesh kontrabandistë, vetëm që të prekin tokën europiane.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb