Lumturia është tek pemët. Një studim tek më shumë se 45 mijë individë tregon që mirëqënia individuale emocionale rritet me konsumin e frutave dhe perimeve çdo ditë.


E realizuar nga University of Leeds dhe University of York në Britaninë e Madhe, studimi është publikuar në revistën Social Science and Medicine.


Ekspertët kanë analizuar kampione nga burime të ndryshme, mes të cilave edhe dietat, stili i jetës, sjellja e njerëzve dhe shëndeti.


Shkalla e lumturisë tuaj rritet nëse ju konsumoni çdo ditë fruta dhe perime. Studimi zbulon gjithashtu që kënaqësia për jetën përmirësohet dukshëm nëse dyfishoni konsumimin e 5 porcioneve të këshilluara në 10.

’Rezultatet tona dëshmojnë se konsumimi i frutave dhe perimeve i bën mirë shëndetit fizik për një kohë të gjatë, po edhe atij mendor’, shkruajnë autorët e studimit.

(da.xha/BalkanWeb)