Fruthi është rikthyer në katër vende evropiane që më parë merreshin si shembull për mungesën e kësa sëmundje, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH). Sëmundja nuk konsiderohet më e çrrënjosur në Shqipëri, Republikën Ceke, Greqi dhe Mbretërinë e Bashkuar.

“Ne jemi duke bërë lëvizje mbrapa, ne jemi në rrugën e gabuar,” tha Kate O’Brien nga Departamenti i Imunizimit i OBSH.

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse dhe potencialisht fatale që shkakton kollitje, skuqje dhe ethe.
Sëmundja mund të parandalohet përmes dy dozave të vaksinës MMR, e cila është në dispozicion falas për të gjithë fëmijët e vegjël në MBbretërinë e Bashkuar. Vendet deklarohen pa fruth kur nuk ka një transmetim endemik për 12 muaj në një zonë specifike gjeografike.

Zonja O’Brien tha se të katër vendet evropiane që kanë humbur statusin e tyre të zhdukjes së sëmundjes kanë një mbulim vaksinimi “jashtëzakonisht të lartë”.

“Kjo është zilja e alarmit që po bie në të gjithë botën: Të qënurit në gjendje të arrish një mbulim të lartë kombëtar nuk është e mjaftueshme, kjo duhet të arrihet në çdo komunitet, dhe çdo familje për çdo fëmijë”, tha ajo.

Ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se gënjeshtrat në lidhje me vaksinën e fruthit kanë lejuar që sëmundja të përhapet në zona ose komunitete të caktuara.

Cilët janë numrat?

Të gjitha rajonet e botës treguan një rritje të fruthit përveç Amerikës, e cila pati një rënie të vogël.
Afro 365,000 raste janë raportuar në të gjithë botën këtë vit, tha OBSH, gati tre herë më shumë sesa në gjysmën e parë të 2018-ës.

Dr O’Brien fajësoi keqinformimin për vaksinat dhe u bëri thirrje kompanive të mediave sociale dhe drejtuesve të komunitetit që të japin “informacion të saktë, të vlefshëm, të besueshëm shkencërisht”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: