Frymëmarrje për Barcelonën. Drejtësia i jep të drejtë klubit katalanas, lidhur me ankimin që klubi i Laportas i kishte bërë vendimit të La Ligës dhe Federatës spanjolle, për mosaktivizimin e dy blerjeve të verës së shkuar: Dani Olmo dhe Pau Victor.

Në pritje për t’u vlerësuar sërish nga federata spanjolle, të dy futbollistët do të mund të luajnë derisa La Liga të shprehë mendimin e saj për pozicionin e tyre. Për momentin, urdhri që parandalon Barcelonën të jetë në gjendje t’i nxjerrë në fushë për shkak të problemeve financiare të klubit është pezulluar si masë paraprake, lexohet në vendimin e kësaj gjykate.

Vendimi Gjykates
 

Në këtë mënyrë, tek katlanasit mund të marrin frymë lirisht, të paktën deri më 30 qershor, pasi të dy blerjet e merkatos së verës Dani Olmo dhe Pau Victor mund të luajnë rregullisht deri në fund të këtij sezoni duke qenë në dispozicion të teknikut Hansi Flick.

Një lajm pozitiv ky edhe për presidentin e blaugranave Laporta, që në këtë mënyrë, të paktën për momentin mund të shmangë zhurmën e krijuar rreth tij, lidhur me rrezikun e krijimit të një “grope financiare” tek klubit për shkak të investimit të majm të mesfushorit kombëtares spanjolle Dani Olmo dhe kërkesës së vazhdueshme të anëtarëve të bordit të kryesisë së klubit që prej ditësh kërkojnë dorëheqjen e numrit 1 të klubit, presidentit Laporta.

Lajm pozitiv edhe për gjermanin Flick që me aktivizimin e Olmos sidomos do të ketë në dispozicion një futbollist me shumë kualitet në mesin e fushës që do të shtojë absolutisht cilësinë në skuadër, në përpjekjet për të realizuar objektivat sezonalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: