SHBA

Një burrë 37 vjeç me probleme të theksuara mendore ka tentuar t’i vërë flakën katedrales së Saint Patrick në New York. Fatmirësisht është ndaluar para se të vinte në zbatim planin e tij. Marc Lamparello mbante me vete dy kuti benzinë kur dy vëzhguesit e katedrales e ndaluan ndërkohë që tentonte t’i drejtohej hyrjes qëndrore, shkruan tg.com.

Ndoshta burri kërkonte ta digjte si Notre Dame, pak pasi ishte ndikuar nga lajmi që bëri xhiron botërore.  Sipas policisë në momentin e ndalimit, Marc Lamparello mbante me vete dy kuti benzine 5 litërshe.

A DONTE TA DIGJTE ATË SI NOTRE-DAME?

Pas zjarrit të Notre-Dame në Paris shumë katedrale në botë kanë intensifikuar kontrollet (edhe pse në rastin francez është pothuajse e sigurtë se bëhet fjalë për një aksident). Dhe pikërisht ishin rojet private të kishës së Shën Patrikut që ngritën alarmin kur panë Lamparellon duke hyrë në katedrale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: