Fshati Orzhanovë në Njësinë administrative Ostren në Bulqizë është ndër fshatrat e pakët që nuk ka një rrugë automobilistike deri tek banesat. Mjetet ndalojnë në hyrje të fshatit tek varrezat, vend i cili njihet edhe si parkimi i Orzhanovës.
Banorët e mbetur në këtë fshat shprehen se prej 35 vitesh, kërkesa e vetme e tyre ka qenë rruga që të ndërtohet edhe brenda fshatit. Janë vetëm 300 metra lineare rrugë e cila duhet hapur që banorët e orzhanovës të shkojnë me automjet tek shtëpitë e tyre apo të marrin materiale të ndryshme.
Banorët thonë se deri tani kanë marrë vetëm premtime boshe dhe se askush nuk ka bërë të mundur zgjidhjen e problemit. Për mungesë të rrugës, banorët thonë se problem ka qenë e vazhdon të jetë transportimi i të sëmurëve.
Në mungesë të rrugës automobilistike, banorët thonë se nde vijojnë t’i punojnë tokat me kafshë si para viteve 90-të.
Banorët e këtij fshati, i kërkojnë që të zgjidhet problemi i rrugës pasi të rinjtë po largohen çdo ditë për këtë arsye.