DIBER

Rrugë të shkatërruara plot gropa e ujëra të zeza që rrjedhin lirshëm mes banesave. Kjo është situata me të cilën bashkëjetojnë përditë banorët e fshatit Pesjakë, pjesë e njësisë administrative Maqellarë në Bashkinë e Dibrës.  Edhe pse shtepite jane vetëm 500 metra  larg rrugës nacionale Peshkopi-Tiranë, banorët tregojnë se gjendja në t cilën jetojnë lë për të dëshiruar, e madje nuk kanë as ujë të pijshëm.



Mungesa e investimeve për vite me radhë e ka lënë fshatin Pesjake në harresë totale.  Pavarësisht premtimeve të shumta gjatë fushatave elektorale, banorët shprehen se deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar për ta.


(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb