KORÇË

Qetësia nëpër rrugica, e të moshuarit që shihen herë pas here vetëm janë dëshmia e braktisjes masive në fshatin Tërnovë të bashkisë Maliq.

I mungon gjallëria e dikurshme e padyshim zërat e fëmijëve të tyre të cilët janë larguar ashtu siç thonë vetë ata për një jetë më të mire.

Ky fshat dikur numëronte mbi 80 shtëpi ndërsa sot nuk kanë mbetur të banuara as gjysma e tyre në të cilat jetojnë nga një apo dy të moshuar të përmalluar për fëmijët e tyre.

Bujqësia dhe blegtoria janë burimi i vetëm i të ardhurave ekonomike për banorët e këtij fshati por me largimin masiv të të rinjve Pesha e punës ka mbetur mbi supet e të moshuarve të cilët më së shumti kanë braktisur tokat.

Jo vetëm në fshatin Tërnovë por fenomen i pandalshëm i braktisjes së zonave rurale është masivisht i shpërndarë në vendin tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb