Fshatrat në qarkun e Korçës, dikur kanë qënë plot jetë dhe tradita, por sot po kalojnë një periudhë të vështirë, ku shumë prej tyre janë boshatisur për shkak të largimit të të rinjve.

Një nga këto fshatra është Pepellashi, i cili ndodhet në bashkinë Kolonjë.

Unë kam udhëtuar drejt këtij fshati për të takuar familjen e vetme që ka mbetur këtu,familjen Karamani.

Dikur,në këtë fshat jetonin 28 familje ndërsa sot jetojnë vetëm dy banorë,familja Karamani.
Edhe pse fëmijët kanë bërë të pamundurën për ti tërhequr në Europë aty ku edhe kanë ndërtuar jetën e tyre, Alfred Karamani dhe bashkëshortja e tij i mbeten besnik këtij fshati.

Mungesa e të rinjve dhe boshatisja e fshatit i ka detyruar të mbajnë mbi supe një barrë të rëndë, duke kujdesur për gjithë fshatin.
Toka dhe bagëtia janë burimet e tyre të vetme të ardhurash , por përballë vështirësive të shumta, çdo ditë është një sfidë e re për familjen karamani.

Përveç emigrimit, ka pasur edhe vështirësi të tjera, të cilat kanë ndikuar në jetesën e banorëve të mbetur. Një nga sfidat më të mëdha është mungesa e infrastrukturës dhe shërbimeve bazë.

Rruga që lidh Pepellashin me fshatrat e tjera apo me qytetin e Ersekës është e vështirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb