ITALI – Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga në Itali pasi u kapën  me drogë. Gjatë operacionit të koduar “Progetto Pusher” autoritetet italiane arritën të zbulojnë e sekuestrojnë plot 394 kg marijuanë si dhe të arrestojnë poseduesit shqiptarë.

Arben Ismaili, 39 vjeç dhe Nezir Vokrri 28 vjeç, kishin fshehur sasinë me madhe të drogës në një ndërtesë në komunën Sbitri të provincës së Brindizit, raportojnë mediat italiane.

Dy shqiptarët u arrestuan gjatë ruajtjes së lëndës narkotike, gjë që e bënin çdo ditë. Përveç Ismailit dhe Vokrrit, edhe një 52 vjeçar italian po hetohet nga policia si bashkëpunëtor i tyre.

Policia po punon për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: