TIRANE – Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka ndëshkuar me gjobë deri në 500 000 lekë, disa ish-drejtues institucionesh dhe të zgjedhur lokalë. Ndër të gjobiturit spikasin emrat e 4 kryebashkiakëve të: Prrenjasit, Fushë Arrëzit, Peshkopisë dhe një kryetari minisbashkie në Tiranë. Po ashtu, edhe emrat e dy ish-drejtorëve të Doganës, në Tiranë dhe në Morinë.

Ja emrat:

PUSHTETI LOKAL
• Bajazit Karriqi, për funksionin Kryetar Bashkie, Prrenjas
• Alfred Qafa, për funksionin Kryetar Bashkie, Fushë Arrëz
• Ilir Krosi, për funksionin Kryetar Bashkie, Peshkopi
• Krenar Canollari, për funksionin Kryetar, Njësia Bashkiake Nr.6, Tiranë

DOGANA
• Rrok Nika, për funksionin ish-Drejtor, Drejtoria Përgjithshme e Doganave, Tiranë
• Arben Meshi, për funksionin ish-Drejtor, Dogane, Morinë

AVIACIONI CIVIL
• Petrit Sulaj, për funksionin Drejtor, Autoriteti i Aviacionit Civil, Tiranë

AUTORITETI I MEDIAS AUDIOVIZIVE
• Klevis Limaj, për funksionin Drejtor, Autoriteti i Medias Audiovizive

SPITALI PSIKIATRIK VLORE
• Gjinovefa Llanaj, për funksionin Drejtor, Spitali Psikiatrik Vlorë

DREJTORI TATIMESH
• Izmir Abdija, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore,Tiranë
• Rexhep Hysaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Shkodër
• Agim Repishti, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Tiranë
• Mark Miri, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Lezhë
• Fatbardha Majushi, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier
• Shkelqim Musaraj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier
• Ilirjan Nazeraj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier

Mësohet se Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka njoftuar dhe institucionet eprore për marrjen e menjëhershme të masave disiplinore për subjektet në varësi të tyre.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: