SPAK kërkoi 1 vit burgim për ish gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Në aplikim të nenit 59, SPAK kërkon që ish gjyqtari i Lartë të mos dërgohet në qeli, por të vendoset në shërbim prove për një periudhë 24 mujore.
Zenelaj është i pandehur për akuzën “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë dhe personave të zgjedhur “