MALLAKASTER- Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga Shefin e Degës së Shitjes së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Fier, Arban Myftaraj pasi akuzohet për “Shpërdorim detyre”. Ndërkohë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe për dy elektricistë.

Sipas burimeve zyrtare, 22-vjeçari Myftaraj, në detyrën e Shefit të Degës së Shitjes së OSHEE, më 21 nëntor ka urdhëruar grupin e punës së testimit të matësve në terren të përbërë nga elektricistët M. Malaj, 56 vjeç dhe R. Brakaj, 25 vjeç, për të testuar matësin e familjarit të tij Z. Myftaraj. Megjithëse matësi është konstatuar i dëmtuar, shefi i OSHEE Arban Myftaraj ka fshehur veprimet dhe të dhënat duke shpërdoruar detyrën.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb