TIRANE

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Apelit në Korçë, Irma Balli në kuadër të vettingut.

Sipas KPK, prokurorja Irma Balli ka fshehur të ardhurat.Trupa gjykuese që po kreu procesin e vetingut për Ballin përfaqësohej nga Olsi Komici, Suela Zhegu dhe Lulzim Hamitaj.

Problem, sipas relacionit të lexuar nga komisioneri Olsi Komici, është bërë një biznes privat në Korçë, në bashkëpronësi me persona të tjerë, ku u ngritën pikëpyetje në lidhje me vlerën e investimit fillestar. Apartamenti i bashkëshortit dhe dyshime se nga kontrata e qiradhënies nuk janë paguar tatimet në disa raste.

Irma Balli e ka nisur karrierën si prokurore në shkurt të vitit 1999. Ajo ka punuar si prokurore e Apelit të Korçës për gati 20 vjet dhe prej vitit 2016 ushtron funksionin e drejtueses së kësaj prokurorie. Balli ka qenë gjithashtu anëtare e Këshillit të Prokurorisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb