KORÇË

Dy kamionë me lëndë narkotike janë kapur sot në pikën kufitarë të Kapshticës. Mësohet se brenda kamionëve është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, e cila është sekuestruar nga policia.

Sipas të dhënave, droga është pikasur nga anti-kontrabanda në dy kamionë, njëri me targa AA 874 UZ që udhëtonte drejt Greqisë dhe tjetrin AA 701 XO.

Lënda narkotike e dyshuar si canabis sativa ishte fshehur në disa thasë në kamionët që transportonin krunde drejt vendit fqinj. Ende nuk dihet sasia e saktë, por burimet bëjnë me dije për “BalkanWeb” se sasia është shumë e madhe dhe janë duke u bërë veprime nga agjentet e antidrogës për ta peshuar. Aktualisht janë peshuar 1 ton drogë

Policia ka ndaluar dy drejtuesit e kamionëve Zija Hidri dhe Ardian Sako.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb