Ashtu siç “Panorama Sport” e lajmëroi ekskluzivisht ditën e enjte, Lum Rexhepi nuk do të jetë më pjesë e klubit të Partizanit.

Mbrojtësi i qendrës, nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e ditës së sotme nën urdhrat e Franko Lerdës, dhe vetëm në mbrëmje, është zyrtarizuar largimi i tij nga kampionët e Shqipërisë.

26-vjeçari, erdhi në janar të vitit 2019 tek Partizani, dhe ishte një nga lojtarët e rëndësishëm të formacionit të Skënder Gegës, në ekipin që në fund u shpall kampion. Partizani e falënderon për kontributin në këto 6 muaj, ndërsa tani mbrojtësi do duhet të gjejë një ekip tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb