Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), Komisioni i Dispilinës ka njoftuar së fundmi se pas proçesverbalit të mbajtur sot në mbledhjen e Komisionit të Disiplinës së FSHF-së për shqyrtimin e problemeve disiplinore të konstatuara në ndeshjet e kategorive të ndryshme të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe për shqyrtimin e kërkesave të paraqitura.

Komisioni i përbërë prej Kryetar Ardian Haci, dhe 2 anëtarëve Ilir Lame dhe Ermal Bime, pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, i diskutoi çështjet në tërësi, dhe në përfundim bazuar dhe në nenin 78 të KDS vendosi:

1.KF “Tirana” dhe KF “Skenderbeu” , për sjellje të keqe të tifozerisë së saj, dënohet me gjobë me vlerë 50.000 lekë, bazuar në nenet 66/1 dhe 66/2 të KDS.
2.KF “Mamurrasi”, për sjellje te keqe të tifozerisë së saj, dënohet me gjobë me vlerë 10.000 (dhjetë mijë) lekë, bazuar në nenet 66/1 dhe 136/1.a të KDS.
3.Lojtari i KF “Dinamo”, Klaudio Rexhepi, për provokim ndaj publikut, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 53 të KDS.
4.Lojtari i KF “Dinamo”, Denis Kalemaj, për sjellje ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
5.Lojtari i KF “Tirana B”, Kevin Kacoli dhe lojtari i KF “Sukthi” Myslym Ramlli, per sjellje te keqe ndaj kundershtarit, denohet me 1 (nje) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
6.Lojtari i KF “Tepelena”, Eduard Rustemime dhe lojtari i KF “Memaliaj” Klaudio Hoxha, per sjellje te keqe ndaj kundershtarit, denohet me 1 (nje) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
7.KF “Beselidhja” U-19, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Kukesi”U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.
8.KF “Shkodra” U-17, per mos paraqitje ne ndeshje me KF “Vllaznimi” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.
9.Lojtari i KF “Tirana” U-17, Jurgen Vrapi, per ofendim per sjellje ofenduese ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.

10.Ekipi i “Djelmnia”, per mosparaqitje ne ndeshje me ekipin “Bulqiza”, humbet ndeshjen e tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.
11.Ekipi i “Young Boy”, per mosparaqitje ne ndeshje me ekipin “Adriatiku 2012”, humbet ndeshjen e tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.
12.Ekipi i “Young Boy”, per mosparaqitje ne ndeshje me ekipin “Rubiku”, humbet ndeshjen e tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.
13.Ekipi i “Johona Kozar”, per mosparaqitje ne ndeshje me ekipin “Rubiku”, humbet ndeshjen e tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.
14.Lojtari i KF “Durresi 04” U-15, Florind Menga, per ofendim per sjellje ofenduese ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
15.Lojtari i KF “Shkendia” U-17, Mirel Habibi, dhe lojtari i KF “Besa” U-17 , Nikola Xhava, per goditje ndaj njeri- tjetrit, denohet secili me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
16.KF “Besa”U-17 (amator), per aktivizim te lojtareve qe nuk kishin te drejte te luanin, humbet ne tavoline ndeshjet me “Adriatik Sport”, “Shkendia C”,“Durresi 04”, “Sukthi”, “Shkendia B’, “Teuta” dhe “Shkendia A” me rezultatin 3 me 0 si dhe i zbriten e 3 (tre) pikeve nga klasifikimi, bazuar ne nenin 54 te KDS.
17.FC “Adriatik Sport” U-17 (amator), per aktivizim te lojtareve qe nuk kishin te drejte te luanin, humbet ne tavoline ndeshjet me “Luzi”, “Sukthi”, “Durresi 04”, “Shkendia B” me rezultatin 3 me 0 si dhe i zbriten e 3 (tre) pikeve nga klasifikimi, bazuar ne nenin 54 te KDS.
18.Mospranimin e kerkese se KF “Luftetari” U-19 si te pa bazuar ne rregullore.
FSHF njofton se kundër vendimit mund të behët ankim brenda tre ditëve ne Komisionin e Apelit.

(a.n/ata/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: