Tashmë është zyrtare, krutanët do të luajnë sfidat e tyre si pritës në stadiumin “Redi Maloku” pas një vendimit të Komisionit të Licensimit, që ka ndezur dritën jeshile për shfrytëzimin e kësaj fushe nga ana e Kastriotit.

Pas dhunimit të lojtarëve të Skënderbeut, FSHF e cilësoi të papërshtatshëm stadiumin e Fushë-Krujës, duke e dënuar Kastriotin me 4 ndeshje në fushë asnjanëse dhe duke e rikthyer “Redi Malkun” për rishqyrtim në Komisionin e Licensimeve.

Por për licensimin, “Redi Maloku” ka marrë “ok” dhe Kastrioti do të luajë aty si pritës ndeshjet e tij që nga përbalja e radhës kundër Tiranës në këtë fundjavë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb