Federata Shqiptare e Futbollit së bashku me lojtarët e ekipit Kombëtar, ka marrë një tjetër iniciativë për të ndihmuar në përballimin e situatës së rëndë që po kalojnë të prekurit e tërmetit dhe famijet e viktimave. FSHF ka njoftuar pak çaste më parë angazhimin total të kuqezinjve si dhe ka shpërndarë numrat e llogarive ku të gjithë mund të kontribuojnë për të lehtësuar sadopak situatën e fatkeqëve.

Njoftimi i FSHF-së

Tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë ditën e djeshme ka prekur dhe lënduar shpirtrat e të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Përveç nismës së shpallur nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për rindërtimin e tre shtëpive të shkatërruara, skuadra Kombëtare ka filluar fushatën për mbledhjen e fondeve për të dëmtuarit e kësaj fatkeqsie, për të ndihmuar sa më shumë familje, duke ju përgjigjur thirrjes së Presidentit Duka për një fushatë të gjerë ndihme kombëtare e ndërkombëtare.

Në rrjetet sociale të gjithë lojtarët kanë shpërndarë thirrjen e tyre, ku të gjithë shqiptarët mund të japin kontributin e tyre. “Ne, djemtë e ekipit Kombëtar shqiptar kemi ndërmarrë nismën për të kontribuar financiarisht për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë. Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë e hapur nga grupi. Ne jemi një skuadër e pandarë dhe sëbashku do ti kalojmë këto momente të vështira për vendin tonë”, shkruajnë djemtë kuqezi në faqet e tyre, ku publikojnë dhe të dhënat ku secili mund të japë kontributin.

Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë bankare:

Monedha: LEK

Union Bank Sëift Code UNALALTR

IBAN: AL79214111060117141628020118

Monedha: EUR

Union Bank Sëift Code UNALALTR

IBAN: AL73214111060117141628020129

Monedha: USD

Union Bank Sëift Code UNALALTR

IBAN: AL67214111060117141628020140

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb