TIRANË- Bashkë me biletën, Federata Shqiptare e Futbollit u ka dërguar nga një letër falënderimi çdo tifozi për ndeshjen Shqipëri-Serbi. “Kjo ndeshje, një nga më vendimtaret për rrugën tonë drejt ‘Euro 2016’ është në të njëjtën kohë edhe më delikatja për shkak të jehonës që është krijuar dhe kërkesës së madhe për bileta. Urojmë dhe shpresojmë ta konsideroni këtë biletë jo vetëm si akses për hyrjen në stadium, por edhe si një respekt dhe privilegj të madh”, shkruhet në letrën e FSHF-së.

Letra e FSHF-se

Federata ka kërkuar nga çdo tifoz që të tregojë qytetari në këtë ndeshje dhe të respektojë futbollin dhe rezultatin e lojës. Sipas FSHF-së, vetëm kështu nuk do të mund të penalizohemi dhe mund të realizojmë ëndrrën për të shkruar në Francë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: