Java e 32-të e Kategorisë Superiore është e rëndësisë së veçantë për Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila e ka vendosur këtë javë si prioritare në axhendën e saj, pasi sfidat do të luhen të gjitha ditën e shtunë në orën 15:00.

Përballjet pritet të jenë të ashpra, pasi ka shumë skuadra që luftojnë për interesa të ndryshëm, nga mbijetesa, zona europiane dhe deri te titulli kampion, ndaj në FSHF kanë menduar që të shfrytëzojnë projektin e shkëmbimit të arbitrave, për të sjellë tre gjyqtarë nga Luksemburgu.

Dy javë më parë ishte treshja Xhaja, Tartari dhe Ganxhi që gjykuan në Luksemburg, ndërsa tani FSHF ka vendosur të shfrytëzojë këtë raport të mirë me federatën luksemburgase për të sjellë një treshe gjykuese, e cila do të arbitrojë ditën e shtunë, por se cila do të jetë sfida që do t’u besohet atyre, kjo ende mbetet e fshehtë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb