FSHF ka vendosur që të ndryshojë axhendën e ndeshjeve të fundit të Kategorisë Superiore. Kështu ndeshjet e parashikuara për ditën e shtunë me 25 maj do të shtyhen për ditën e dielë me 26 maj në orën në orën 16:30.

Ndërsa java e fundit që ishte planifikuar të luhej të mërkurën, FSHF ka bërë ndryshimin e rastit edhe për të duke e shtyrë me një ditë mbylljen e kampionatit.

“Java e 35-të e Superiores e planifikuar për t’u zhvilluar e gjitha ditën e shtunë, do të zhvillohet ditën e diel, datë 26 maj. Në të njëjtën kohë është spostuar për një ditë dhe java e 36-të, e cila do të luhet ditën e enjte, datë 30 maj”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb