Pas vendosi që të mos luheshin më ndeshje nën dritën e projektorëve, pas probleme që u shfaqën në takimin Tirana-Teuta me atë ndërprerje mëse 30 minutëshe, FSHF është zbutur dhe ka vendosur që mjaft takime të zhvendosen në dritën e projektoëve. Natyrisht që rruga këtij vendimi iu hap me derbin e kryeqytetit, që u luajt në orën 19:00.

Kështu, ndryshe nga kalendari i publikuar ditën e hënë nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe më konkretisht nga Sektori i Garave, ka vendosur që të ngrejë automatin dhe t’u rikthejë tifozëve ndeshjet në një orar më të favorshëm për ta.

Superliga

Java e 7-të

Të shtunën
Partizani – Teuta 17:00
Flamurtari – Tirana 17:00
Skënderbeu – Luftëtari 17:00

Të dielën
Laçi-Bylis 14:00
Kukësi-Vllaznia 17:00

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb