TIRANE – Nëpërmjet një reagimi në faqen e saj në internet, Federata Shqiptare e Futbollit sqaron Tifozët Kuq e Zi, lidhur me procedurën e pajisjes me biletë për të ndjekur kombëtaren në Francë.
FSHF fton tifozët të anëtarësohen në “Klubin e Tifozëve të Kombëtares”, duke theksuar se ky klub nuk cënon individualitetin e asnjë grupimi tifozerie.

Njoftimi i plotë
Të nderuar anëtarë të TKZ!
Në vijim te kërkesës tuaj për t’u pajisur me bileta në grup, për ndeshjet e kombetares ne France 2016 (direkt nga FSHF), ju bëjmë me dije se kjo është një procedurë e pamundur. UEFA, si organizuese ekskluzive e Turneut France 2016, ka vendosur rregullat dhe mënyrën e shpërndarjes së biletave nëpërmjet portalit on line,UEFA.com.

Kjo procedurë është e pandryshueshme dhe e vendosur nga organizatorët e aktivitetit.

FSHF si te gjithe federatat e tjera pjesmarrese ne Francë 2016 nuk disponon dhe administron ne menyre te drejteperdrejte bileta, për ndeshjet e kombëtares sonë, në France 2016. Rregullorja e UEFA-s, për këtë aktivitet, parashikon shitjen individuale “ Vetëm”, nëpërmjet portalit, on-line te UEFA-s.

Por ndërkohë rregullat e UEFA-s japin mundësi e prioritete, për t’u pajisur me bileta vetem per ato individe qe jane te regjistruar ne klubet zyrtare te federatave perkatese. Eshte kjo nje nga arsyet qe FSHF se fundmi promovoi Klubin “Tifozet e Kombetares”, i cili është i hapur per te gjithe, për t’u regjistruar dhe per t’u bere pjese e mbeshtetjes maksimale per ekipin tone kombetar.

Besojmë dhe shpresojmë se është e qartë qe, anëtarësimi në “Klubin e Tifozëve të Kombetares” të iniciuar dhe krijuar nga FSHF, nuk cënon invidualitetin e asnjë grupimi tifozerie. Përkundrazi, FSHF synon që nëpërmjet, këtij bashkimi, të sjellë sa më shumë risi dhe mbështetje për kombëtaren shqiptare të futbollit.

FSHF, si Institucion, përfiton nga rasti, per t’ju ftuar edhe nëherë të regjistroheni në këtë klub, miqsh. Sepse Klubi i Tifozëve të Kombëtares, është thjesht një klub me një listë të identifikuar anëtarësh në shërbim të të gjithë tifozëve. Ai do të funksionojë, për t’i krijuar anëtarëve, lehtesira dhe avantazhe për të ndjekur dhe mbështetur kombëtaren tonë në “Francë 2016”, dhe më tej.

Duke e mirëkuptuar dëshiren tuaj të sinqerte dhe të zjarrtë për të mbështetur djemtë e kombëtares sonë në këte ngjarje historike, për futbollin shqiptar, kërkojmë gjithashtu të mirëkuptoni që FSHF e ka të pamundur, të ndryshojë rregullat dhe kriteret e UEFA-s për shpërndarjen e biletave.

FSHF, ka vlerësuar maksimalisht dhe është mirënjohëse për mbështetjen dhe kontributin që i është dhënë ekipit kombëtar, nga ana e grupimit të tifozëve TKZ nder vite.

Institucioni i futbollit shqiptar, ka qene gjithmonë i gatshëm per t’ju pergjigjur kërkesave tuaja, jo vetëm si një obligim moral për kontributin tuaj të pazëvendesushëm. Por si nje detyrim midis partneresh qe punojne per te njejtin qellim.

Me respekt,
Federata Shqiptare e Futbollit
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: