26 maji do të jetë festë në kryeqytet, për pjesën e kuqe sigurisht, pasi Partizani do të marrë zyrtarisht trofeun e kampionit. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që titulli të jepet pikërisht pas sfidës kundër Kukësit, duke zhvlerësuar opsionin e dytë, që ceremonia të behej në sfidën e fundit të sezonit, ku dëshira e ekipit të Partizanit ishte të luante në kryeqytet por në këtë pikë dukej se ishte e pamundur, pasi Tirana luan sfidën e saj në “Selman Stërmasi”, ndërsaa opsioni më i afërt ishte “Elbasan Arena”, por këtu do të nevojitej dhe akordi me Luftëtarin.

Fshf Trofeu
Fshf Trofeu

Klubi i Partizanit ka nisur prej kohësh punën për të festuar si duhet këtë titull i cili vjen pas 26 vitesh mungesë. I pranishëm në ceremoninë dorëzimit të titullit do të jetë dhe presidenti i Federatës, Armand Duka. Partizani-Kukësi pritet të jetë një sfidë e veçantë në shumë aspekte, pasi jo vetëm do të luajnë dy ekipet e para, por në këtë takim pritet të ketë dhe shumë vëzhgues të ndryshëm ku në fokusin e tyre do të jetë lojtarë si Asani, Mala, Trashi, Shkurtaj, Rrumbullaku, Kordeiro etj, të cilët mund të ndryshojë skuadër në përfundim të këtij sezoni.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb