Menjëherë pas ftesës zyrtare të Damian Gjiknurit, si bashkëkryetar i komisionit të Reformës Zgjedhore, ka ardhur reagimi nga Partia Demokratike.

Në një reagim për gazetarin e “BalkanWeb”, Osman Stafa, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ka deklaruar se plani i opozitës është në tryezë, dhe se qeveria duhet të shprehet.

“I qëndrojmë deklarimit që kemi bërë në tryezën OSBE. Plani ynë në tryezë, qeveria të shprehet për 5 pikat”, ka thënë Bardhi.

Në tryezën e OSBE për Reformën Zgjedhore, PD mori pjesë, e përfaqësuar nga Ivi Kaso, ku kërkoi që të krijohet një strukturë e posaçme e drejtuar nga ndërkombëtarët dhe me përfaqësues nga opozita dhe mazhoranca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb