TIRANË

Ish-ministri Edmond Panariti ka qenë sot në News24 në rubrikën “Opinion” për të folur për zhvillimet politike. A i cilësoi deklaratat e Presidentit të Republikës si një test përgjegjshmërie për politikanët shqiptarë.

Panariti tha se Meta i bëri apel vullnetit dhe racionalitetit të forcave politike.
“Ndodhemi para faktit që kemi të organizuara zgjedhje që nuk kanë pasur dekret. Deri sa nuk kemi Gjykatë Kushtetuese që mund të gjykojë këtë vendim, ai mbetet në fuqi. Çdo hap për të atakuar vendimin e presidentit mbetet i paligjshëm.
Presidenti i bën apel vullnetit dhe racionalitetit të forcave politike. Ku do shkojmë ne? Do shkojmë drejt një dështimit për hapjen e negociatave. Komisioneri Hahn e tha qartë. Meta bëri një veprim të radhës in extremis duke iu bërë apel palëve të përqendrohen tek data 13 tetor që mund të vendoste binarët kushtetues.
Presidenti insiston në datën që ia njeh e drejta. Ai nuk imponon palët por këtu duket përgjegjshmëria e palëve politike që vendi të mos shkojë drejt një humnere. Kaq mund të bëjë presidenti. Ndërkohë ju jeni njohur që faktori ndërkombëtar nuk do të përzohet. Ky do jetë testi i përgjegjshmërisë dhe vullnetit të politikanëve shqiptarë”, deklaroi Panariti.


(BalkanWeb)