TIRANE

Pas festës për PD nga prezenca e OSBE në Tiranë për një tryezë gjithëpërfshirëse në kuadër të reformës zgjedhore, vjen edhe përgjigja e kryedemokratit Lulzim Basha. Ndonëse nuk konfirmoi faktin se i kishte shkuar ftesa, Basha tha se kriza të tilla politike nuk zgjidhen vetëm me një tryezë.

“Po t’i shikojmë ftesat se ato bëhen javë për javë. Do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë”, -tha lideri i opozitës, ndërsa ka lënë një dritë jeshile për dialogun me maxhorancën.

Kujtojmë se tryeza, ku janë ftuar të marrin pjesë parti parlamentare dhe jashtëparlamentare, do të mbahet më 25 shtator. Dje kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ftoi PD për t’u ulur në një tryezë.

Pyetje nga gazetaret
Në tryezën e thirrur për Reformën Zgjodhore më datë 25…


Lulzim Basha:
Kush ju tha që ka tryezë?

Pyetje: Ju ka ardhur ftesa zyrtare…

Lulzim Basha: Po t’i shikojmë ftesat se ftesat bëhen javë për javë. Do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për Reformën Zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: