Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti fjalimin e tij të parë pas lirimit nga arresti shtëpiak, duke u drejtuar mbështetësve të tij në oborrin e selisë blu.

Ai theksoi se fitorja e tij dhe e opozitës ishte rezultat i bashkimit dhe qëndresës së demokratëve, duke i falënderuar ata për mbështetje. Megjithatë, Berisha kishte edhe një mesazh të qartë për kryeministrin Edi Rama.

Ai i bëri thirrje Ramës që të krijonte një qeveri teknike, duke e paralajmëruar se “narkopushteti” po merrte fund dhe se mosbindja civile ishte gati të vazhdonte. “Mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd,” tha Berisha, duke shtuar se “vetë Zoti ka thënë, që të kthehem unë pastroni shtëpinë. Ne do pastrojmë shtëpinë tonë!”

Në fund të fjalës, Berisha ftoi edhe opozitarët e rinj dhe qytetarët e ndershëm, përfshirë ata që punojnë në administratë, të bashkohen me PD-në për të vazhduar luftën për një Shqipëri më të drejtë. “Boll keni vuajtur,” tha ai, duke siguruar se opozita do të vazhdojë të luftojë për kauzën e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb