Ish-kreu i BSH, së Ardina Fullani merr një post të rëndësishëm në bankën qendrore malazeze. Guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi Radoje Zugic dhe Bordi Drejtues i Bankës Qendrore të Malit të Zi, kanë miratuar krijimin e Bordit Këshillues të Bankës Qendrore të Malit të Zi me 11 anëtarë, pjesë e së cilit është edhe ish Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Vendimi për krijimin e këtij bordi është marrë që në muajin shtator 2018.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta e njohur malazeze “Vejesti”, e cila nuk rri pa përmendur faktin se Fullani u shkarkua dhe arrestua në Shqipëri në vitin 2014 për shkak të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit.

Përveç Fullanit anëtar i Bordit Këshillues mësohet të jetë edhe një profesor i Fakultetit të Ekonomisë në pension Mlladjen Šlivanačanin, njëherësh xhaxhai i guvernatorit malazez Zugic.

Ky i fundit nuk ka pranuar të përgjigjet për mediat nëse minohet besueshmëria e këtij institucioni për shkak të konfliktit të interesit që ka me një nga anëtarët dhe për shkak se anëtari tjetër nga Shqipëria, Ardian Fullani rezulton të jetë shkarkuar për shpërdorim detyre pas vjedhjes së një shume të konsiderueshme parashë në institucionin që drejtonte.

Pjesë e këtij bordi janë edhe ish-guvernatorja Milojica Dakić e cila u tërhoq në vitin 2016, profesori i Fakultetit të Ekonomisë në Podgoricë, Vesna Karadžić, profesoresha e Fakultetit të Ekonomisë në Beograd Dejan Soskic, dy ish-guvernatorë të Bankës Kombëtare të Maqedonisë Petar Goshev dhe Dimitar Bogov si dhe themeluesi e drejtori i Institutit Amerikan Adige Isak Adizes, i cili është gjithashtu kryetar i bordit këshillues.

Centralna Banka Crne Gore Zgrada Foto Boris Pejovic
Centralna Banka Crne Gore Zgrada Foto Boris Pejovic

Sipas vendimit mbi formimin e Bordit Këshillëdhënës, për të cilin “Vijesti” ka njohuri, ky organ, monitoron tendencat bashkëkohore në fushën e politikës monetare dhe stabilitetin financiar në nivel global dhe në veçanti efektet e tyre të mundshme në sistemin financiar të Malit të Zi.

Përveç kësaj, ai diskuton çështjet sistemike të rëndësishme në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar në lidhje me tregun financiar dhe në veçanti çështjet që mund të përbëjnë rreziqet dhe sfidat kryesore për një politikë të stabilitetit financiar.

PROKURORIA KËRKOI DËNIM ME BURG PËR FULLANIN

Duke iu referuar raportimeve të mediave shqiptare por edhe Reuters, “Vejesti bën publik për lexuesit në Mal të Zi arrestimin nga Zyra e Prokurorit të Shqipërisë në vendin e punës në fillim të shtatorit 2014 të Ardian Fullanit për akuzat për shpërdorim të detyrës dhe vjedhjen e 713 milionë lekëve (6.63 milionë dollarë) nga Thesari i Bankës së Shqipërisë. Prokuroria kërkoi pesë vjet burg për Fullanin, por ai arriti të shmangë një dënim me burg, ndryshe nga zyrtarët e tjerë të Bankës së Shqipërisë. Fullani e mohoi akuzën dhe refuzoi të japë dorëheqjen si guvernator, por u shkarkua nga Bordi i Drejtorëve të Bankës së Shqipërisë. Qytetarët gjithashtu nënshkruan një peticion për shkarkimin e tij.

“Ne duam t’i japim Bankës së Shqipërisë një guvernator nga një sistem financiar ose bankar që do të vlerësohet ndërkombëtarisht si një zgjedhje profesionale, morale dhe e padiskutueshme”, tha në media pas arrestimit të Fullanit kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Nuk dihet sa paguhen anëtarët e Bordit Këshillëdhënës

Anëtarët e Bordit Këshillëdhënës dhe sekretari marrin shpërblim për punën e tyre, që përcaktohet me vendim të posaçëm nga Radoje Zugic për secilën sesion. Megjithatë interesimit të “Vejestit” për pagesën e tyre Zugic nuk i ka kthyer një përgjigje.

PAGA E GUVERNATORIT

Guvernatori i Malit të Zi, Radoje Zugic ka një pagë mujore 4,857 euro, ndërsa katër anëtarë të kabinetit të tij kanë një pagë prej 2.023 euro deri në 2,429 euro. Kur ishte ministër i Financave, ai propozoi ligjin për pagat në sektorin publik. Zugic fiton deri në dy herë e gjysmë më shumë se Presidenti, Kryetari i Kuvendi, Kryeministri, krerët e gjykatave etj, shkruan më tej “Vejesti”.

  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb