Shpresa e madhe e Shqipërisë për të siguruar medalje Olimpike u zbeh ndjeshëm, në një kohë kur kampioni i botës Zelimkhan Abakarov u eliminua në fazën çerekfinale. Abakarov i bëri një nisje drithëruese Lojërave Olimpike duke siguruar një biletë për në çerekfinale pasi mposhti me përmbysje 7-6 mundësin nga Guinea Bisau.
Në çerekfinale, Abakarov u përball me indianin Aman Aman, por pa mundur të kaloj më tej, pasi rivali i tij siguroi një fitore të pastër 12-0. Aman mbylli periodën e parë 3-0 me pikë, ndërsa në të dytën mori dhe 9 pikë të tjera duke bërë që fati i Abakarov të mos jetë më në dorën e tij.
Abakarov-it i hiqet mundësia për të konkurruar për medalje të artë ose të argjendtë, por mund të dueloj ende për medalje të bronztë. Gjithçka do të varet nga sfida gjysmëfinale mes indianit Aman dhe japonezit Rei Higuchi.
Sipas rregullores, nëse indiani Aman fiton sfidën, atëherë Abakarov do të ripeshkohet e do të duelojë fillimisht për vendet 3-5. Nëse fiton këtë duel, atëherë mundësi kuqezi ka shansin të duelojë për medaljen e bronztë.
(BalkanWeb)