TIRANE – Punonjësit e policisë  që kanë më shumë se 5 vite në gradën ekzistuese tashmë mund të konkurojnë për ta rritur atë pa qenë e nevojshme të shkojnë në gjykatë administrative. Me anë të një urdhri të drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu që mban datën 29 tetor 2018 është hapur gara për graden “Komisar” e “Kryekomisar” dhe së shpejti dhe për gradën “Drejtues”.

Për prej vitit 2012 nuk është hapur konkurs për këto grada në  Akademinë e policisë duke detyruar kështu që të gjithë policët që i plotësonin kriteret duke iu drejtuar gjykatës e cila ua jepte automatikisht gradën më të lartë.

Testi me shkrim për të fituar gradën komisar dhe kryekomisar do të zhvillohet në akademinë e policisë në orën 7.30 në datat 7 dhe 12 nëntor. Cdo drejtori policie dhe komisariati është e detyruar të njoftojë gjithë kandidatët që plotësojnë kritetet. Kandidatët duhet të paraqiten ditën e konkurimit me kartën e identitetit dhe me mjetin identifikues si punonjës policie. Rezultatet e konkurimit dalin brenda ditës dhe i gjithë procesi monitorohet nga Aida Hajnaj, zvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Policisë.

E njëjta procedurë do të zgjidhet edhe për gradën “Drejtues” por data e konkurimit ende nuk është përcaktuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb