SHBA

Mbi 173 kompani të ndryshme veshjesh mes të cilëve edhe shumë prodhues këpucësh i kanë bërë thirrje Presidentit amerikan që t’i japë fund luftës tregtare me Kinën duke e quajtur “katastrofike” vendosjen e tarifave të reja ndaj gjigandit aziatik.

Përmes një letre drejtuar Presidentit amerikan, Donald Trump, prodhuesit e njohur i bënë thirrje shefit të Shtëpisë së Bardhë që veshjet dhe këpucët të hiqen nga lista e tarifave të propozuara për mallrat importuar nga Kina, duke thënë se do të ishte “katastrofale” për kompanitë, konsumatorët dhe ekonominë amerikane si një e tërë. Administrata amerikane këtë muaj ka rritur tarifat ekzistuese në importet kineze dhe po kërcënon t’i vendosë këto tarifa pothuajse në gjitha produkteve kineze të importuara në Shtetet e Bashkuara. Kjo do të përfshijë taksa shtesë për mallrat e konsumit si elektronikë dhe veshje. Kjo masë ka shkaktuar alarm te shitësit dhe prodhuesit të cilët mbështeten në mallrat nga Kina.

“Tarifa shtesë e propozuar prej 25 për qind në atlete do të ishte katastrofike për konsumatorët tanë, kompanitë tona dhe ekonominë amerikane në tërësi”, thuhet në letrën e prodhuesve të njohur amerikanë ku gjithashtu nënvizohet se industria e këpucëve atletike tashmë paguan 3 miliard dollarë obligime dhe se tarifat shtesë do të rrisnin kostot dhe çmimet.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kohë më parë ka thënë se konsumatorët amerikanë mund t’i shmangin tarifat duke blerë prodhime të njëjta nga burime të tjera. SHBA-ja dhe Kina janë përfshirë në një luftë tregtare duke vendosur tarifa ndaj njëra tjetrës. Të dyja vendet po negociojnë për tejkalimin e situatës por ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje. SHBA-ja e akuzon Kinën për praktika të padrejta tregtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb