Serie A mbylli gjysmën e parë të sezonit, teksa Napoli kryeson kampionatin me 44 pikë. Skuadra e Contes pritej të ishte në fakt një nga skuadrat pretendente këtë sezon, kjo falë karzimës e ambicies që ka tekniku i tyre Antonio Conte. Jo më kot presidenti De Laurentis vendosi teknikun leçes në krye të skuadrës së kaltër, me Napolin që është në kërkim të trofeut numër 4.
Por si kanë ndryshuar kuotat lidhur me shanset e skuadrave pretendente për titull këtë sezon? Për bookmakersat, Inter vijon të qëndrojë në krye. Pavarësisht humbjes në finale të Superkupës së Italisë dhe vendit të tretë në kampionat, skuadra e Inzaghit është favoritja kryesore për të mbrojtur kurorën këtë vit. Ata kuotohen me koeficientin 1.6 për fitoren finale në përfundim të sezonit.
Napoli ndërkohë kuotohet me koeficientin 4.5 nga kompanitë kryesore të basteve, po aq sa edhe Atalanta, të dyja skuadrat me shumë gjasa do të jenë rivalet e kampionëve në fuqi të Interit këtë sezon.
Ndërsa nuk besojnë këto kompani tek Juventus dhe Milan. Dy “bigët” e futbollit italian kuotohen me koeficientet 30 për “Zonjën e Vjetër” dhe 100 për të besuarit e Sergio Coincecaos.