Fundi i “Game of Thrones” ka shkaktuar pakënaqësi në miliona fansa nga e gjithë bota. Disa edhe për faktin se finalja  e madhe nuk i ka kënaqur të gjithë, por mbi të gjithë për arsyen se një nga seritë mjaft të dashura ka mbaruar rrugëtimin e saj.

Një traumë e vertetë, për shumë. Aq sa dikush ka menduar të ngrejë në këmbë një servis të suportit psikologjik për të gjithë ata që mund të ndihen jetimë nga intrigat dhe aventurat e 7 mbretërive.

Ka qenë faqja angleze Bark.com ajo që ka menduar të vendosë në shërbim një konsulencë psikologjike përmes Skype. Fansat mund të flasin me një ekspert që njeh të gjithë serialin “Game of Thrones”. E gjithë kjo vetëm me shërbimin e 25 dollarëve dhe 30 minuta për 50 dollarë në orë.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb