KRETË

Një shqiptar është gjetur sot i vetëvarur në paraburgimin e Agiou Nikolaou në Kretë të Greqisë.

Menjëherë është njoftuar ambulanca e cila ka mbërritur për dhënien e ndihmës së shpejtë, por ndërhyrja ka qenë tepër vonë e për pasojë ndërroi jetë.

 

Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimi për zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit, i cili i dha fund jetës në shtetin grek.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb