FIER- Në fshatin Dukas të Zharrëzit sot është një tjetër e hënë morti.


Familjarë, të afërm e banorë të fshatit përcollën në banesën e fundit 23-vjeçarin Aldison Belulaj, një javë pasi u varros Ariela, ish e dashura e tij, e cila u vra me dy plumba nga Aldisoni, që nuk pranoi kurrë ndarjen mes tyre, duke zgjedhur fundin tragjik për të dy.



Pas kortezhit, në rrugën e paasfaltuar të fshatit njerëzit ecin në heshtje e kokëulur. Gazetari Ervis Kuçi që ndodhet në vendngjarje, raporton për “BalkanWeb” se fshati nuk e ka braktisur Aldisonin.

Ata kanë marrë pjesë sot në ceremoni dhe kujtojnë të kalurën, pa përmendur ngjarjen makabre të një jave më parë.

Të gjithë marshuan drejt të njetjave varreza ku një javë më parë familjarët përcollën të veshur nuse Areilën, studenten e shkëlqyer të Drejtësisë, të cilës iu prenë ëndrrat dhe dëshirat në mes nga Aldisoni.

Familjarët e tij kërkojnë që dhimbja e vuajtet të mbyllen me kaq për të dyja familjet.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: