Nga java në javë “Prestigj Resort” po konfirmohet si destinacioni i parë i pushuesve në bregdetin e Kavajës. Pushuesit  shqiptare dhe te huaj i rikthehen resortit me te bukur turistik buzë Adriatikut, nën këmbët e Malit të Robit në zemer te Golemit per te kaluar fundjaven.



Sapo kemba juaj shkel ne Prestigje Resort , ju jeni miqte e resortit. Per cdo gje tjeter, kujdeset personeli i kualifikuar i “Prestige Resort”.


Qindra pushues zgjodhen serish oazin e qetesise dhe argetimit ne  hijen e pishave dhjetera vjecare. Pushuesit i jane drejtuar Prestige resort për më shumë freski dhe qetësi.

Turistët besnikë janë rikthyer, ndërsa ata që e frekuentojnë për herë të parë premtojnë se do të vijnë përsëri në resortin më mbresëlënëse në këtë zone. Vetë pushuesit që kanë zgjedhur këtë resort japin vlerësimet më të mira për gjithçka që ai ofron, duke nisur nga siguria, qetësia, freskia dhe relaksi.

Nga java në javë numri i pushuesve që frekuentojnë resortin më të bukur në bregdetin e Kavajës shënon rritje të konsiderueshme. Vec argëtimit në pishina për të gjitha moshat dhe femijet, tek Prestige Resort cilësia e shërbimit bën diferencën.. Shërbimi cilësor, ambientet çlodhëse nën hijen e pishave buzë detit, pishinat me hapësira të bollshme dhe siguria brenda resortit kanë tërhequr vëmendjen e turistëve duke e kthyer në destinacionin e parë të pushimeve të tyre edhe kete vere.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb