ITALI

Policia italiane ka shkatërruar një grup, i cili merrej me kontrabandimin e emigrantëve nga Italia drejt vendeve të tjera të Europës. Sipas mediave italiane, grupi i trafikut të klandestinëve përbëhej nga katër shtetas italianë dhe dy turq, të cilët merrnin nga 3-5 mijë euro për Austri, Gjermani, Slloveni, ndërsa kjo shumë shkonte edhe më shumë nëse klandestinët kërkonin një shteg apo destinacion më të largët.

Pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Bolonjës, karabinierët në Carpi arrestuan pesë  persona, të akuzuar për hyrjen dhe transportin ilegal të emigrantëve të huaj në territorin italian dhe në pjesë të tjera të Evropës.   Ky grup ishte me bazë në Karpi, ndërsa në operacion u përfshin 40 karabinierët si dhe u përdorën disa helikopterë për kapjen e tyre. “La Republika” thekson se emigrantët pasi hynin në Greqi, mblidheshin pranë pikës së kalimit kufitar të Kakavijës e për të vijuar më pas drejt Igumenicës, raporton ‘BalkanWeb’.

Mediat italiane raportojnë se në mesin e të arrestuarve ndodhet edhe një shtetas shqiptar, i cili dyshohet të jetë pjesë e kësaj skeme, por nuk jepet asnjë detaj. Pas kontrolleve të kryera rezultoi se ky grup  kishte planifikuar transportin e 30 emigrantëve me një anije peshkimi, e cila do të ankorohej në Trebisacce.

Grupi
Grupi

Si funksiononte grupi:
Katër italianë dhe dy turq, kanë organizuar së paku një duzinë udhëtimesh, duke sjellë një numër të madh emigrantësh në vendet e BE-së duke nisur nga muaji gusht i vitit të shkuar, muaj me të cilën filluan hetimet e deri në muajin shkurt të këtij viti.

Midis të arrestuarve është një 45 vjeçar italian, pronar i një bari në Carpi, i konsideruar si një nga krerët dhe një nga organizatorët e trafikut nga Turqia në Greqi e më pas në Itali nëpërmjet brigjeve të Adriatikut. Pjesë e rëndësishme e grupit ishte edhe një 39 vjeçar turk, promotor dhe përfitues i drejtpërdrejtë i fitimeve të paligjshme. Ky i fundit kishte detyrën e rekrutimit të njerëzve për t’u transportuar, duke u dhënë udhëzime shoferëve dhe personave shoqërues për udhëtime, mbledhjen e parave, vendosjen e tarifave për personat e transportuar, pajisjen e emigrantëve me dokumente të rreme.

Gjatë kontrollit këtë mëngjes, gjysmë kilogram kokainë dhe një armë u kap në posedim të njërit prej të arrestuarve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: