Së paku tetë emigrantë kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë janë shpëtuar, pasi anija e tyre është fundosur në Detin Mesdhe, afër bregdetit të Libisë.

Roja bregdetare italiane tha se e ka vërejtur anijen e tejngarkuar me migrantë dje herët në mëngjes dhe se Marina e Italisë ia doli t’i shpëtojë 84 vetë.

Grupi shpëtimtar humanitar “Sea Watch” në rrjetin “Twitter” ka shkruar se “është ende i paqartë numri i saktë i personave që e kanë humbur jetën”.

Në vitin 2017, afro 3 116 migrantë kanë humbur jetën ose janë zhdukur, gjatë përpjekjeve për ta kaluar Detin Mesdhe, ka thënë Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Mijëra emigrantë të tjerë ia dolën të arrijnë në Greqi ose Itali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: