BULQIZË- Një ngjarje e pazakontë ndodhi sot në zonën e parë të minierës së Bulqizës. Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se një gropë rreth 50 metra e gjatë dhe 7 metra e thellë u shfaq në hyrje të zonës së parë. Për pasojë është fundosur një autobus i transportit të minatorëve si dhe një kontenier që përdorej për ndërrimin e rrobave nga ana e punëtorëve.

Gropa është vënë re mëngjesin e kësaj të diele, teksa specialistët e minierës kanë shkuar në punë. Jashtë kamerave, minatorët thonë se fenomene të tilla në zona të ndryshme të minierës së Bulqizës janë të shpeshta.

Mendohet që fundosjes të tilla të tokës dhe rrugëve vijnë si pasojë e hapësirave boshe të nëntokës të cilat janë krijuar ndër vite për shkak të shfrytëzimit të saj. Gjithashtu, gropat të cilat hapen në mënyrë të tillë mbulohen shpejt nga firmat, për të mos u bere publike apo për të mos ngjallur panik tek minatorët. Për fatin e mirë në minibusin e transportit të minatorëve nuk ka patur njeri brenda,

bulqize rruga 3

bulqize rruga e shembur

rruga e shmebur

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb