Zhytësit që kërkojnë superjahtin e fundosur të manjatit britanik të teknologjisë Mike Lynch në Sicili kanë gjetur kasaforta që mbanin të dhëna potencialisht të ndjeshme të inteligjencës, kanë pohuar burimet.
Forcat lokale të ligjit thuhet se tani kanë frikë se qeveritë e huaja si Kina dhe Rusia mund të interesohen për jahtin- dhe kanë kërkuar mbikëqyrje shtesë për ta mbrojtur atë, raporton CNN.
Nëpërmjet kompanive të Lynch, ai ishte i lidhur me shërbime të shumta të inteligjencës – duke përfshirë britanike dhe amerikane – veçanërisht përmes kompanisë së tij të sigurisë kibernetike, Darktrace.
Jahti Bayesian besohet të ketë kasaforta të papërshkueshme nga uji me dy disqe të ngurtë super të koduar që përmbajnë informacione konfidenciale të inteligjencës, tha një zyrtar brenda ekipit të rikuperimit për median e re amerikane.
E zhytur në një thellësi 50 metra, rrënojat pritet të ngrihen në javët në vijim si pjesë e një hetimi penal për fundosjen e saj më 19 gusht.
Francesco Venuto, i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Sicilisë, tha për CNN se “një kërkesë zyrtare është pranuar dhe zbatuar për siguri shtesë të rrënojave derisa të mund të ngrihet”.
Lynch dhe vajza e tij 18-vjeçare Hannah ishin mes tetë njerëzve që vdiqën kur jahti u fundos muajin e kaluar.
Një raport ka nxjerr në pah informacione të klasifikuara të inteligjencës.
Dyshimet shtohen pasi manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch, i cili vdiq në jahtin e fundosur, kishte lidhje me shërbimet e inteligjencës në mbarë botën, duke përfshirë britanikët dhe amerikanët.
Në kompaninë e sigurisë kibernetike Darktrace, të cilën ai e themeloi në vitin 2011 në partneritet me ish-zyrtarë të inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar, bashkëthemelues ishte edhe Stephen Huxter. Ai më parë ishte pjesë e ekipit të mbrojtjes kibernetike të MI5.
Darktrace përdoret për të luftuar sulmet kibernetike, duke mësuar modelet e sjelljes së aktorëve në një organizatë dhe duke zbuluar ndonjë aktivitet të pazakontë.
Ish-shefi i MI5 Jonathan Evans ishte pjesë e bordit dhe Jim Penrose, i cili punonte në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, drejtoi operacionin e kompanisë në Amerikë.
Një numër i figurave të tjera të inteligjencës ishin gjithashtu të përfshirë me Darktrace.