Gjatë funeralit të Georxh H.W Bush të zhvilluar në Katedralën Ndërkombëtare të Washington, nuk kanë kaluar pa vëzhguar edhe veprimet e djalit të tij.

Në një video të përhapur gjerësisht në rrjete sociale duket ish-presidenti amerikan, George W Bush që përballet me Michele Obamën. Ish-presidenti , në fakt, përpara se të ulet, afrohet në rreshtin ku ndodhen të ulur Presidenti Trump, Zonja e Parë Melania, Obama me Michele dhe Clinton me gruan e tij Hillary.

Gjatë përshëndetjes me Michele Obamën, Bush i lë diçka në dorë ish-Zonjës së Parë, mbase një karamele. Dhënia e karameleve konsiderohet një gjest mjaft i ëmbël dhe me një rëndësi të veçantë. Një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe gjatë funeralit të John McCain.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb