Në funeralin e George HË Bush në Washington, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe paraardhësi i tij Barack Obama u përballën për herë të parë që nga janari 2017.

Trump dhe Melania shtrënguan duart me çiftin Obama, dhe zonja e parë shtrëngoi dorën me Bill Clinton dhe përshëndeti me dorë Hillary Clinton, por presidenti dhe çifti Clinton nuk patën asnjë takim.

Madje në videon e publikuar nga The Guardian, shihet se si Trump përshëndet fillimisht Obaman dhe më pas Michele por shmang dhënien e dorës me Bill Clinton, i cili nuk e fsheh dot shikimin. Nga ana tjetër Hillary Clinton nuk ua hedh sytë fare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb