TIRANË

Teksa media në Shqipëri nxirrte përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, ku pretendohet përfshirja e krimit në shit-blerje votash e imponim të listës së kandidatëve për deputete, në mbledhjen e komisionit të Ligjeve, deputetët socialistë, edhe pse nuk e përmendën si çështje, kanë ngritur shqetësimin e daljes në media të sekretit hetimor.

Për Fatmir Xhafajn, duhet ndërhyrë, pasi siç tha, nxjerrja e sekretit hetimor po bëhet rregull. Por Xhafaj nuk ngurroi edhe te kritikonte prokurorinë për cështje të caktuara.

Ndërkohë që Spartak Braho, deputet i zgjedhur në Durrës, foli për nxjerrje të sekreteve nga prokurorë të politizuar. Kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja kujtoi se nxjerrja e sekretit hetimor është vepër penale që dënohet nga Kodi Penal.

Debati u zhvillua në funksion të përgatitjes projektrezolutës s Kuvendit për punën e Prokurorisë së Përgjithshme. Edhe pse një çështje shumë e ndjeshme, që ka shkaktuar përplasje të mëdha në politike shqiptare, gjatë gjithë diskutimeve, ligjvënësit socialistë nuk përmendën aspak publikimet e përgjimeve nga “Bild”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb